Sukseset e Duas, artistja e dytë në botë më e dëgjuar në Spotify

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ditë më parë albumi i Dua Lipa u certifikua si “platinum” në Mbretërinë e Bashkuar dhe sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore nuk ndalen me albumin “Future Nostalgia.

Dua është bërë kështu artistja e dytë në botë më e popullarizuar në platformën Spotify.

“Dua Lipa bëhet artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify me më shumë se 63 milionë dëgjues në muaj”, thuhet në një postim të bërë nga faqja ‘Dua Lipa Argentina’.

Ajo ka arritur mbi 63 milionë dëgjues në muaj dhe duket se e gjithë kjo pas publikimit të albumit të lartpërmendur.

“Future Nostalgia” u publikua në mes të pandemisë vitin e kaluar dhe numëron 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90′.

Share This Article