Shkenca e shqiptarëve në Britani, Haxha krijon laboratorin për hulumtime shkencore në 6G

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-drejtori i Telekomit të Kosovës dhe profesori universitar në Britani, Shyqyri Haxha ka njoftuar se brenda një kohe relativisht të shkurtër, ka themeluar “Microwave Photonics and Sensors laboratory” nga zero në njërin nga Universitetet më prestigjioze në Britaninë e Madhe. 

Haxha ka theksuar se ky laborator është me pajisje të teknologjisë pothuajse më të avancuar në lëmin e telekomunkacionit, ku bëjnë hulumtime shkencore në Telekom, si për 6G, sensor medicional dhe sigurinë kibernetike. 

“Me të vërtetë është një rezultat i një pune jashtëzakonisht të madhe, dhe do mbetet përherë një fundament në zhvillimin e mëtutjeshëm të teknologjisë moderne në Britani të Madhe”, ka shkruar Haxha në Facebook.

Postimi i plotë i Haxhës:

Brenda një kohe relativisht të shkurtër, kamë themeluar Microwave Photonics and Sensors laborator nga fillimi (nga zero) në njërin nga Universitetet më prestigjioze në Britani të Madhe. Ky laborator është me paisje të technologjisë pothuaj se më të avancuar në lëmin e teleokomunkacionit ku bëjmë hulumtime shkencore në Telekom (6G e me tutje…), Sensor (Medicional…) edhe Cybersecurity. Me të vërtet është një rezultat i një pune jashtëzakonisht të madhe, dhe do mbetet përher një fundament në zhvillimin e më tutjeshëm të teknologjisë moderne në Britani të Madhe.

Share This Article