Suksesi dhe Narcizmi

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NGA HEROLIND KRASNIQI

Angazhimi ynë drejt një fushe të caktuar me përkushtim maksimal duke marrë veprimet e duhura profesionale ndikon që ne të kemi sukses në realizmin dhe përfundimin e angazhimit tonë profesional.
Ky sukses na bën të ndihemi krenar për veten tonë sepse përkushtimi ynë ishte drejtuar në gjëra të dobishme dhe jo tek e kota , ky është një gëzim i madh.
Shprehja e gëzimit jo shpeshher ndikon që pastaj ky sukses të zbehet apo të qëndroj në nivelin e njejt , në vend se të avansoj dhe të arrijë në nivele edhe më të larta.
Është gëzimi si arsye dhe jo si emocion ai që ndikon në performancën tonë si rezultat që vazhdon, gëzimin si emocion është ndjesia më e këndëshme që na shoqëron sapo të kemi rezultate të dëshirueshme e që pastaj na përcjell si fryt i punës dhe angazhimit tonë profesional.
Të gëzohesh ndaj suksesit është plotësisht e nevojshme sepse kjo është edhe arsyeja e angazhimit tonë , sepse çdo veprim në thelb drejtohet ndaj asaj që na bën të lumtur.
Mirëpo ta përdorësh gëzimin e suksesit si një vetkënaqësi e cila na bën ta shohim vetem si të paarritshëm dhe superior ndaj të tjerëve kjo po që është një formë e gabuar e manifestimit të kënaqësisë së rezultateve tona sepse një formë e tillë na bën të harrojmë suksesin e të tjerëve i cili ka ndikim po të njejtë në rrethin tonë shoqërorë .
Çdo angazhim që finalizohet me sukses kërkon intelegjencë të caktuar e cila sado e lartë që të jetë ajo prap do të ketë nevojë për intelegjencën e njerëzve të tjerë.
Ti mund ta shpikësh një Smart Phone por në fund të ditës do të kesh nevojë për intelegjencën e atij që e bën një mjet motorik të prodhoj elektricitet të cilin ti do ta përdorësh për ta mbushur telefonin tënd.
Narcizmi si formë e shijimit të vetvetes me superioritet ndaj të tjerëve është një nga faktorët që ndikojnë në suksesin tonë që ai të mos arrij të ngritet në nivele të larta vazhdimisht.
Personat që kan një intelegjencë pothuajse të lartë shpesh her e manifestojnë atë si superioritet ndaj të tjerëve por duke mos e shfaqur atë por duke i vlerësuar të tjetrët nga një kënd ku ata nuk diskutojnë në detaje për tema të ndryshme të cilat diskutohen por duke u ndalur në sipërfaqen e asaj cka diskutohet dhe duke u mbyllur në vetëkënaqësi më të cilen vlerësohet se të tjerët nuk jan në nivelin e tyre.
Kjo është perspektiva e suksesit dhe manifestimi në dy dimensionet e tij .

Share This Article