Suksesi dhe Personaliteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të jesh profesional në një fushë të caktuar është një tregues se ju keni arritur të përvetësoni shkathtësi, dije dhe informacion të saktë të asaj dege në të cilën ju veproni me përkushtim.

Mirëpo për ta maksimizuar suksesin në fushën e caktuar profesionale ju duhet që gjatë kësaj kohe të keni edhe një personalitet të plotësuar në aspektin personal, personalitet i cili ndërtohet vazhdimisht nga puna, përkushtimi dhe ballafaqimi ditorë me sfidat e ndryshme të cilat janë tregues se duhet të kemi një shikim nga perspektiva të ndryshme për ta plotësuar përkufizimin e arsyeshmërisë së veprimeve tona.

Personaliteti i njeriut është faktorë kyç në arritjen e suksesit sepse ne duhet ta kuptojmë që veprimet tona perceptohen tek të tjerët dhe veprimet e njerëzve të tjerë kanë ndikim tek ne, prandaj ne duhet me zgjuarsi të kuptojmë se çfarë duhet të jetë ky ndikim:

i arsyeshëm apo i panevojshëm.

Profesionalizmi duhet të ketë në vete edhe plotësim personal duke synuar që suksesi të jetë si në punë ashtu edhe në jetën personale në mënyrë që të arrijmë një balancë të mirëfilltë në jetë.

Share This Article