Suksesi është proces dhe jo shkëndijë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ne shpesh her dëgjojmë për njerëz të suksesshëm në të gjitha dritaret e informimit.
Por qka i bën këta njerëz të suksesshëm?
Cili është suksesi i tyre?
Çka do të thotë sukses?
Sigurisht se ky sukses që ne degjojmë është një punë e madhe , angazhim profesional , dedikim dhe sakrificë duke filluar dhe duke përfunduar me mendimin se edhe pas këtij suksesi duhet vazhduar tutje që ai sukses të jetë afatgjatë dhe jo një fluskë bore që zhduket sapo të del dielli.
Suksesi qenka një proces dhe jo një shkëndijë.
Por kush mund ta kuptoj këtë?
Sigurisht se vetëm ato mendje të cilat shohin rahati në suksesin e tyre si përmbushje njerëzore nga angazhimi i tyre profesional duke kuptuar se kjo është një mënyre për ta nderuar veten përmes finalizimit të forces mentale dhe fizike si resurs njerëzorë që na bën ta ndërtojmë jetën në tokë dhe ta bëjmë atë sa më të leht dhe të bukur për ta jetuar.
Sigurisht se suksesi është një proces i cili i plotëson botëkuptimet tona  duke na plotësuar në aspektin personal dhe profesional . Kjo na bën që të jemi të arsyeshëm dhe jo euforik sepse kjo veti kalohet në fëmijërinë e hershme duke ndezur dhe luajtur me xixëllonja.
Suksesi është proces sepse është një mekanizëm i cili duhet të funksionojë në mënyrë të shkelqyer por përpara se të funksionojë ai fillimisht duhet të ndërtohet .
Kjo është ajo cka vepruan : Elon Musk, Bill Gates , Henri Ford , Steve Jobs etj.

Share This Article