Suksesi i dy shqiptarëve në Suedi/ Pjesë e filmit të Ibrahimovic

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shqiptarë po korrin sukses në Suedi me rolet e tyre në filmin mbi jetën e futbollistit legjendar, Zlatan Ibrahimović.

Në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, 15-vjeçari Dominic Bajraktari Andersson dhe 21-vjeçari Granit Rushiti ndan eksperiencën e tyre se si u bën pjesë e filmit.

Madje, Graniti ka treguar se Ibrahimović ‘live’ ishte një person shumë shakator, njëjtë siç shfaqet në ekran.

“Të jesh i gjatë, nga Ballkani. Në fillim thanë që nuk ka nevojë të dish të luash futboll, po pas xhirimeve thanë po mos të dije nuk do e luaja.

Shumë njëri i mirë, bënte hajgare. Nuk mendoja se ishte siç e kemi parë në televizion, shumë njëri i mirë ishte”, tha Graniti.

“Kisha një libër dhe atje lexova, fola me regjisorin dhe futa veten në rol. Unë nuk luaj me të njëjtën këmbë si ai dhe gjatë verës u stërvita, për të bërë rolin.

Ai luante shumë futboll kur ishte i vogël. Unë nuk i ngjaj atij, jam djalë i mirë”, u shpreh Dominic.

Share This Article