Industria kryesore e turizmit në Jordani mund të jetë goditur nga Covid-19, por pandemia i dha shtysë një sektori tjetër, duke i mbajtur bletarët e vendit të lindjes së mesme të zënë pasi kërkesa për mjaltë është rritur.
4,000 bletëtarët e vendit kanë rritur prodhimin e mjaltit të velrësuar prej kohësh për përfitimet anti-inflamatore. Edhe pse nuk ka konsensus shkencor se mjalti ndihmon në luftimin e Covid-it, shumë prej të infektuarve në këtë shtet e kanë përdorur atë për të qetësuar simptoma të tilla si dhimbjet e fytit.
“Ne kemi rreth 2,500 lloje lulesh prej të cilave bletët përfitojnë mjaltin”, tha Mohammad Rababaa, kreu i Shoqatës së Bletarëve të Jordanisë. “Ky diversitet e dallon mjaltin jordanez për vlerat terapeutike dhe ushqyese ndaj llojeve të tjera”.
Mbretëria e Jordanisë krenohet me 19 llojet e saj të ndryshme të mjaltit, duke përfshirë varietetet e agrumeve, eukaliptit dhe panjave, në varësi të bimëve që pjalmojnë bletët.
Bletërritësit jordanezë prodhojnë rreth 700 deri në 800 ton në vit, ose rreth 70 përqind të nevojave vjetore të brendshme të Jordanisë, tha ai.
“Ne jemi shumë afër vetë-mjaftueshmërisë,” tha Rababaa, duke shtuar se “importet duhet të ndalen”. “Njerëzit kërkojnë mjaltë të besueshëm” dhe disa klientë bëjnë porositë e tyre një vit përpara, tha ai.
Mjalti jordanez shitet nga 15 deri në 30 dinarë (21 deri në 42 dollarë) për kilogram, në varësi të llojit.