Sulejman Vokshi, luftëtari i paepur dhe themeluesi i Lidhjes së Prizrenit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më datë 20 shkurt të vitit 1815, lindi Sulejman Vokshi, një prej figurave më të rëndësishme në zhvillimet e Lidhjes së Prizrenit.

Në gjirin e një familjeje gjakovare të spikatur për veprimtari patriotike, u mbrujt i gatitur për t’u flijuar në emër të lirisë së kombit. Ai ishte në vijën e parë të luftës për e pavarësinë e plotë të trojeve shqiptare. Themeloi dhe priu, politikisht dhe ushtarakisht, Lidhjen e Prizrenit.

Në një hark kohor të shkurtër, nën drejtimin e tij, pushteti administrativ e ushtarak i Lidhjes së Prizrenit mundi të konsolidohej duke u shtrirë drejt Shkupit, Prishtinës, Mitrovicës, Gucit, Vuçiternës, Preshevës etj.

Në cilësinë e kryetarit të shtabit të forcave shqiptare, Sulejman Vokshi mori pjesë në luftën e zhvilluar kundër forcave osmane të Dervish Pashës, për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë. Shfaqi qëndresë të patundur ndaj pushtuesit osman, edhe pas shpërndarjes së qeverisë së Lidhjes. Në vitin 1885 organizoi në Kosovë kryengritjen e radhës kundër zgjedhës së huaj. Për aktivitetin e tij atdhetar, Gjykata e Jashtëzakonshme e Prizrenit e dënoi me vdekje, vendim ky që nuk gjeti zbatim, pasi Vokshi u lirua nga burgimi.

Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësit e luftëtarët më ngulmues të popullit shqiptar në luftën për arritjen e sigurimit të unitetit kombëtar e shtetëror. Figura e tij u përjetësua jo vetëm në historiografi, por edhe në këngët popullore historike të asaj periudhe, dramaturgji etj. / atsh /

Share This Article