Askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja”, kështu u shpreh Erlinh Haaland kur u pyet mbi mundësinë e një transferimi te Real Madrid. Kaq mjaftoi që fjalët e biondit norvegjez të bënin xhiron në rrjet, mbi të gjitha në Spanjë. AS, e përditshmja spanjolle, shkruan se nuk është i vërtetë lajmi se me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe nuk ka vend për Haaland, nuk do të thotë se me “gjelin” mbyllet merkato, përkundrazi.
Fakt është gjithashtu, shton AS, se Haaland e ka ëndërr të vesh fanellën e bardhë. Pavarësisht se te Man.City ka gjithçka i duhet, Haaland vijon të ëndërrojë për një transferim në Madrid, për këtë arsye la gjithçka të hapur me deklaratën e tij. Që në momentin kur Haaland zbarkoi në Mançester, agjentja e tij, Rafaela Pimienta u kujdes që të kishte një dritare të hapur për t’u larguar një ditë, arriti t’i marr Man.City një klauzolë largimi prej 200 milionë euro, kjo vetwm pwr ekipet jashtë Anglisë.
Sigurisht që transferimi i Haaland te Real Madrid nuk është aspak i lehtë, bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, por stadiumi i ri “Santiago Bernabeu” pritet të sjell afro 150 milionë euro plus sezonin e ardhshëm. Perez synon të krijojë në Madrid një sulm atomik, një dyshe Haaland-Mbappe për të pushtuar Evropën.