Sulm horror, vriten 15 banorë të një fshati me popullsi indigjene

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Persona të armatosur kanë vrarë 15 banorë të një fshati me popullsi indigjene në pjesën jugore të Meksikës, në një nga sulmet më brutale që janë regjistruar në zonat rurale të vendit në vitet e fundit.

Prokurorët shtetërorë të rajonit Oaxaca thanë se trupat e 13 burrave dhe dy grave janë identifikuar si viktima të këtij sulmi që ndodhi në komunën San Mateo del Mars, shkruan “Reuters”.

Autoritetet lokale të kësaj komune thanë se sulmi ishte organizuar nga së paku gjashtë persona të armatosur, të cilët ishin përkrahur nga një shef i dyshuar i drogës në atë rajon.

Dy gratë e vrara ishin duke protestuar kundër abuzimeve të kryera nga njëri prej sulmuesve të dyshuar.

Qeveria lokale tha se sulmuesit i kanë torturuar dhe i kanë djegur për së gjalli disa prej viktimave. Fotografitë e trupave pjesërisht të djegur u publikuan në rrjetet sociale por më pas u fshinë. Sipas autoriteteve, njëri nga burrat e vdekur dukej se ishte goditur me tulla.

Share This Article