Sulm me armë në një ceremoni diplomimi në SHBA, 2 të vrarë dhe 5 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën gjatë një ceremonie diplomimi të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia në SHBA.

Ngjarja ndodhi në mjediset e jashtme të Teatrit “Atria” kur po zhvillohej ceremonia e diplomimit të shkollës së mesme “Huguenot”. 

Viktima mbetën një 18-vjeçar i cili ishte pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar.

Një 19-vjeçar është marrë në paraburgim si autor i dyshuar, tha shefi i policisë të Richmond, Rick Edwards,

Si pasojë një tjetër diplomim i planifikuar për të martën u shty dhe të gjitha klasat janë anuluar të mërkurën. BBC.

Share This Article