Autoritetet nigeriane kanë njoftuar se qindra studentë janë zhdukur pas një sulmi të armatosur në një shkollë. Sulmuesit kanë mbërritur me motorë duke filluar të qëllonin në ajër, derisa grumbuj njerëzish filluan të largoheshin.
Njoftimet e para sipas BBC-së thuhet se sulmuesit patën synim Shkollën e Mesme Shkencore, ku banojnë rreth 800 studentë. Policia nuk ka shifër të saktë se sa studentë besohet se janë rrëmbyer, derisa sulmi ka ndodhur të premten rreth orës 23:00.