Sulm me bombë në Mal të Zi, vriten dy anëtarë të klanit kriminal, 3 plagosen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje të Malit të Zi, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes jo shumë larg Qendrës Sportive.

Kështu raportojnë mediat në Mal të Zi, duke u bazuar në njoftimet nga Drejtoria e Policisë. Dhe sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, janë vrarë Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal “Škaljar”. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend. Shpërthimi ndodhi në orën 09:10.

Sulm me bombë në Mal të Zi, vriten dy anëtarë të

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve të kësaj ngjarjeje, punonjësit e administratës policore në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë masa dhe aksione intensive të zbulimit dhe publiku do të njoftohet në kohë për rezultatet e hetimeve”, njofton zyrtarisht Policia.

Sulm me bombë në Mal të Zi, vriten dy anëtarë të

Sipas medias malazeze, me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit dhe pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Cetinje.

Share This Article