Sulm me dron komandues flotës ruse në Krime! Kievi e mohon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dron i armatosur sulmoi selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Flotës Ruse të Detit të Zi në Sevastopol, Krime, duke plagosur të paktën pesë persona, sipas guvernatorit të gadishullit ukrainas të aneksuar nga Moska në 2014, Mikhail Razvoziaiev.

“Këtë mëngjes nacionalistët ukrainas kanë vendosur të prishin ditën e flotës ruse”, e cila festohet sot në Rusi, shkroi guvernatori në Telegram. Pesë të plagosurit, tha ai, janë të gjithë punonjës të Marinës.

Por Kievi ka mohuar sulmin. Sulmi ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, “është një provokim i hapur nga Rusia”, një “gënjeshtër e armikut”. Kështu tha guvernatori i administratës ushtarake rajonale të Odesës, ukrainasi Serghei Bratchuk, duke paralajmëruar se “çlirimi i Krimesë tonë nga pushtuesit do të bëhet në një mënyrë tjetër dhe shumë më efektive”.

Share This Article