Sulm me raketa ndaj forcave amerikane në Aeroportin e Bagdadit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk raportohet për të vdekur ose dëme materiale, sipas një zyrtari të policisë irakiane

Dy raketa ranë në afërsi të Aeroportit të Bagdadit ku ndodhet selia e forcave amerikane, sipas një zyrtari të policisë irakiane.

“Në agim, dy raketa shënjestruan Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit; ku ndodhet selia e forcave amerikane në pjesën ushtarake të aeroportit”, tha për Anadolu Agency (AA), kapiteni i policisë Ahmed Khalaf.

Khalaf deklaroi se “nuk raportohet për vdekje ose dëme materiale”. Ai tha se forcat e sigurisë kanë gjetur një raketë në lagjen Al-Furat, në perëndim të Bagdadit.

Kjo erdhi pas një sulmi të ngjashëm që kishte në shënjestër forcat amerikane në aeroport më 8 qershor. Më 13 qershor u shënjestrua edhe baza ushtarake Al-Taji në veri të Bagdadit, e cila strehon forcat amerikane.

Në fillim të këtij muaji, qeveria e Irakut u zotua të mbrojë të gjitha bazat ushtarake të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA me shpresën e largimit të trupave amerikane.

Share This Article