Sulm me raketa pranë konsullatës amerikane në Irak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 12 raketa balistike kanë goditur kryeqytetin rajonal kurd verior të Irakut, Erbil, me disa raporte që sugjerojnë se disa kanë rënë pranë ndërtesës së konsullatës amerikane.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, një zyrtar amerikan tha se raketat u lëshuan nga Irani fqinj herët në mëngjesin e së dielës, por nuk pati raportime për viktima.

Zyrtarët në Irak dhe SHBA dhanë deklarata të ndryshme për dëmet.

Një zyrtar amerikan tha se nuk pati dëme dhe viktima në asnjë objekt të qeverisë amerikane dhe se nuk kishte asnjë tregues se objektivi ishte ndërtesa e konsullatës, e cila është e re dhe aktualisht e pabanuar.

Ndërsa një zyrtar irakian në Bagdad fillimisht tha se disa raketa kishin goditur konsullatën dhe se ajo ishte objektivi i sulmit.

Më vonë, Lawk Ghafari, kreu i zyrës së mediave të huaja të Kurdistanit, tha se asnjë nga raketat nuk goditi objektin e SHBA-së, por se zonat përreth kompleksit.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk ishte e sigurt saktësisht se sa raketa u hodhën dhe ku ranë ato.

Ndërkohë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e quajti atë një “sulm të egër kundër sovranitetit të Irakut dhe shfaqje dhune”.

Ministria e shëndetësisë në Erbil bëri të ditur se nuk kishte viktima.

“Disa raketa ranë mbi qytetin e Erbilit”, citohet të ketë thënë guvernatori i Erbilit, Omid Khoshnaw, i cituar nga agjencia irakiane e lajmeve INA.

Guvernatori shtoi se nuk ishte e qartë nëse objektivi i synuar ishte konsullata amerikane apo aeroporti, ku ka një bazë për koalicionin e udhëhequr nga SHBA që lufton grupin Shteti Islamik.

Share This Article