Sulm me thikë gjatë zhvillimit të karnavalin Notting Hill. Një person ka ndërruar jetë ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe persona të tjerë.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane raportoi se rreth orës 20:00 oficerët morën në dijeni për një goditje me thikë në Ladbroke Grove, nën mbikalimin Westway. Oficerët i dhanë ndihmën e parë emergjente një 21-vjeçari mirëpo u shpall i vdekur në momentin kur mbërriti në spital.
Një hetim për vrasje është duke u zhvilluar, i udhëhequr nga detektivë vrasjesh nga Komanda Speciale e Krimit të Met.
Vrasja ndodhi në ditën e fundit të karnavalit të Londrës perëndimore, i cili kishte shijuar vitin e tij të parë që nga pandemia. Rrugët ishin mbushur plot dhe afro një milion njerëz ishin në shesh duke festuar.