Sulm me thikë brenda palestrës së fitnesit në Gjermani, lëndohen katër persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa persona janë lënduar në një sulm që ndodhi brenda një palestre fitnesi në pjesën perëndimore të Gjermanisë, përkatësisht në qytetin Duisburg, raporton Independent.

Sulmi ka ndodhur në qytetin e vjetër, kurse policia ka lutur banorët të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi, transmeton Telegrafi.

“Sipas informacioneve të deritanishme, një person ka therur me thikë të tjerët. Situata është akoma konfuze”, ka njoftuar policia e Duisburgut në Twitter.

Numër i madh i policëve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta kryer ekspertizën, që do të përcaktonte shkakun e saktë të sulmit.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se katër persona janë lënduar. Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të një personi të dyshuar.

Share This Article