Sulm me thikë në një festival në Gjermani! 3 të vrarë, autori në arrati

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit. Policia thotë se sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit. Mësohet se autori është ende i lirë.

Media gjermane Bild raporton se një burrë goditi rastësisht kalimtarët. Një operacion i madh për kapjen e agresorit është duke u zhvilluar, me helikopterë të policisë që shihen të fluturojnë mbi qytet. Qyteti industrial po festonte 650 vjetorin e themelimit. Ekipet e emergjencës në vendngjarje u panë duke trajtuar të plagosurit, konfirmojnë mediat. Policia vendosi më vonë 40 automjete taktike në ndjekjen e të dyshuarit për therje me thikë, sipas Bild.

Automjetet komandohen nga oficerët e Task Forcës Speciale, ndërsa rasti dyshohet se ka lidhje me terrorizmin. Rrugët janë bllokuar dhe banorëve u kërkua të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa oficerët kryejnë kontrollet.

Share This Article