Sulm me thikë në një qytet të Gjermanisë – raportohet për tre të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre njerëz u vranë dhe gjashtë të tjerë u lënduan të premten, në një sulm me thikë në qytetin gjerman të Wuerzburg, njoftoi Gazeta Bild, duke shtuar se policia kishte ndaluar autorin e dyshuar me një të shtënë në këmbë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se ata kishin arrestuar një të dyshuar pas “një operacioni të madh”, në të cilin u mbyllën pjesë të qendrës së qytetit.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar”, tha policia e Franconisë së Ulët në Twitter.

“Nuk ka indikacione për një të dyshuar të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën”, thuhej më tej në deklaratë.

Wuerzburg është një qytet me rreth 130 mijë banorë në jug-lindje të Frankfurtit.

Share This Article