Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur 9 persona, 8 prej tyre fëmijë. Teksa policia ka arrestuar të dyshuarin e sulmit, 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë
Në një sulm me thikë në qytetin Annecy të Francës, janë plagosur 9 persona, 8 prej tyre fëmijë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në shtypin francez, një person ka sulmuar me thikë fëmijët pranë një parku rreth orës 09:45 në mëngjes në qytetin Annecy.
Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur 9 persona, 8 prej tyre fëmijë. Teksa policia ka arrestuar të dyshuarin e sulmit, 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë prefektura Haute-Savoie në zonën ku është kryer sulmi, ka bërë thirrje të qëndrohet larg nga vendi i ngjarjes.
– Kryeministrja dhe ministri i Brendshëm do të shkojnë në rajon
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin pritet të shkojnë në rajon.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Darmanin tha se në sulmin me thikë në qytetin Annecy janë plagosur shumë persona, përfshirë dhe fëmijë.
Ai njoftoi se i dyshuari për sulmin u arrestua me ndërhyrjen e shpejtë të policisë.
– Deklaratë nga Macron
Presidenti francez, Emmanuel Macron nga llogaria e tij në Twitter e ka cilësuar sulmin “frikacak” dhe ka vënë theksin se viktima të sulmit janë kryesisht fëmijët.
Në lidhje me sulmin, Macron ka përdorur shprehjen “Kombi i tronditur (shokuar)” si dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.