Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm me thikë ndodhi sot në një shkollë profesionale në Gjermani.

Një operacion i madh i policisë dhe shërbimeve të emergjencës është në zhvillim e sipër në zonën “Bildungspark” në lagjen Nordviertel të qytetit.

Sipas informacioneve të medias gjermane BILD, një nxënës 18-vjeçar me origjinë nga Kosova ka sulmuar një mësuese me thikë, duke e goditur në bark. Gruaja u plagos rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin universitar. Megjithatë, sipas zjarrfikësve, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Autori është nxënës në të njëjtën shkollë. Ende nuk është e qartë nëse ai ndodhej në mësim në momentin e sulmit apo ka hyrë me forcë në klasë. Pas sulmit, ai është larguar nga vendngjarja.

Rreth orës 11:00, policia mori një njoftim për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës, që përputhej me përshkrimin e autorit. Gjatë përballjes me forcat speciale të policisë, i riu dyshohet se ka vrapuar drejt tyre me thikë në dorë. Si pasojë, policia ka qëlluar mbi të dhe e ka neutralizuar. Ai është arrestuar dhe ndodhet në mbikëqyrje.

Godina e shkollës është rrethuar nga forca të shumta të armatosura dhe me pajisje mbrojtëse. Një helikopter i policisë ka patrulluar mbi zonë për disa orë.

Share This Article