Sulm ndaj një autobusi në Gllogjan, vriten dy nxënës dhe shoferi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si pasojë e sulmit me armë të një autobusi në fshatin Gllogjan, tre persona kanë vdekur, si dhe një tjetër është plagosur, njoftoi Policia e Kosovës.

Mediet raportuan se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gllogjan të Deçanit. Shoferi i autobusit ka vdekur në vend, ndërsa dy persona të tjerë, që mendohet se janë nxënës ndërruan jetë më pas.

Ndërkohë mësohet se ka të plagosur. Forcat e policisë së Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi rastin e rëndë.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendin e ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Share This Article