Sulm në Afganistan, dy të vrarë e dhjetëra të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpërthimet e bombave në “zemrën” ISIS-it në Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në sulmin e parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.

Tri shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për cak automjetet e talibanëve.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët, shkruan Daily Mail

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, talibanët po përballen me probleme të mëdha ekonomike e të sigurisë. Sfidë shtesë për ta janë militantët e ISIS-it.

Talibanët janë akuzuar se nuk i kanë përmbushur zotimet e tyre, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi e respektimin e të drejtave të grave në veçanti.

Share This Article