Sulm në xhami me hanxhar dhe spraj, atentatori neutralizohet nga besimtarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besimtarët në një xhami në qytetin kanadez Misisagua arritën të neutralizonin të shtunë në mëngjes një burrë që ishte futur brenda ambienteve të xhamisë me hanxhar dhe sende të tjera të mprehta.

Policia tha se me shumë gjasa ai do të kryente një krim për shkak të urrejtjes. Në pranga përfundoi Mohammad Moiz Omar, një 24-vjeçar banor i të njëjtit qytet, tha Policia.

“Para se të mund të shkaktonte ndonjë dëm, disa prej besimtarëve të guximshëm arritën ta ndalonin”, tha në një postim në Facebook, Qendra Islamike Dar Al-Tawheed, ku ndodhi sulmi. Disa prej besimtarëve pësuan lëndime të lehta, pasi ai përdori ndaj tyre edhe spraj kundër arinjve, tha policia.

“Anëtarë të xhamisë arritën ta neutralizonin deri sa mbërritën efektivët”, tha policia në një deklaratë. Autoritetet konfirmuan se do të shtojnë praninë rreth xhamisë dhe komunitetit, për të ofruar më shumë siguri.

Misisauga është një qytet rreth 25 kilometra në jugperëndim të Tornotos.

Share This Article