Sulm terrorist në Izrael, viktima dhe të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën një person është vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit.

Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ministria e Jashtme e quajti “sulm terrorist”, një term që zyrtarët izraelitë përdorin për sulmet nga palestinezët.

Sulmi erdhi në sfondin e tensioneve të rritura pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza, si dhe një sulm me të shtëna në Bregun Perëndimor që vrau dy izraelitë me kombësi britanike.

Share This Article