Sulmet kibernetike në Shqipëri, SHBA sanksionon të tjerë iranianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë të ditur këtë të mërkurë se ka zgjeruar numrin e iranianëve të sanksionuar pas sulmeve të fundit në Shqipëri.

Në njoftimin e Departamentit të Thesarit theksohet se individët e sanksionuar kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.

Pjesë e sanksioneve të fundit janë bërë 10 iranianë, pjesë e dy grupeve, për rolet e tyre në sulmet e fundit kibernetike.

“Kriminelët kibernetikë, pavarësisht nga origjina e tyre, kanë shënjestruar biznese dhe infrastruktura kibernetike, duke kërcënuar drejtpërdrejtë sigurinë fizike dhe ekonomikë e të SHBA-vë dhe të shteteve të tjera. Ne do të vazhdojmë të marrim vendime të tjera të koordinuara me partnerët tanë në të gjithë botën për të luftuar kërcënimet kibernetike”, u shpreh nënsekretari i Thesarit për Terrorizmi dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

Sanksionet e fundit, sipas Departamentit të Thesarit, tregojnë përkushtimin e qeverisë amerikane për të goditur infrastrukturën dhe aktorët e sulmeve kibernetike.

Share This Article