Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar se përdorimi nga Moska i “dronëve kamikazë” në Ukrainë dëshmon se ata “nuk kanë asnjë shans në fushën e betejës”.
Në fjalimin e tij të natës, ai tha se Rusia po përpiqet të “mbulojë humbjet e saj ushtarake me terror”, shkruajnë mediat e huaja.
Ai më pas u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.
Zelenskyy tha se pasi “aftësitë ruse për terror neutralizohen nga përpjekjet tona të përbashkëta me partnerët tanë, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mendojë për paqen”.
Ndryshe, siç është raportuar, është konfirmuar se një përmbledhje e fjalimeve të kohës së luftës nga Zelensky do të publikohet para Krishtlindjeve.
I titulluar “Një mesazh nga Ukraina”, libri do të përfshijë një parathënie nga Arkady Ostrovskym, redaktor i Economist për Rusinë dhe Evropën Lindore.
E vendosur të publikohet më 6 dhjetor, të gjitha të ardhurat nga libri do të shkojnë për United24 – një nismë bamirësie për Ukrainën e krijuar nga Zelensky.
Zelensky tha se ai ka zgjedhur 16 fjalime që ai shpreson se do t’i ndihmojnë lexuesit “të kuptojnë ukrainasit: aspiratat tona, parimet tona dhe vlerat tona”.