Sulmet ndaj Policisë, Kurti: Sulmi i djeshëm ka ardhur nga Serbia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
PRISTINA, KOSOVO - OCTOBER 14: The Leader of the Vetevendosje (Self-Determination Movement) Party and prime ministerial candidate Albin Kurti speaks during an exclusive interview in Pristina, Kosovo on Octoeber 14, 2019. (Photo by Umeys Sulejman/Anadolu Agency via Getty Images)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar sot pas katër sulmeve që i janë bërë Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se sulmi i djeshëm është identifikuar se ka ardhur nga Serbia.

“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, shkruan Kurti.

Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ndërsa kanë bërë të ditur se katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Në konferencë u bë e ditur se Policia e Kosovës në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që përdoren për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47. /Telegrafi/

Share This Article