Sulmet në Karakas, Kina: SHBA duhet të lirojë Maduron, po shkelin ligjin ndërkombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Kinës përmes një reagimi ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara duhet të lirojnë menjëherë udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij. Sipas Kinës, situata në Venezuelë duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe negociatave.

Ministria shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të garantojnë gjithashtu sigurinë personale të Maduros dhe gruas së tij, duke theksuar se arrestimi i tyre shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe normat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër në Kinë do të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes presidentit kinez dhe homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung. Ai mbërriti sot në Pekin për një vizitë zyrtare katër-ditore në Kinë.

Më shumë se 200 biznesmenë të Koresë së Jugut shoqërojnë presidentin ku pritet të diskutojnë çështje të tilla si investimet në zinxhirin e furnizimit, ekonomia dixhitale dhe shkëmbimet kulturore.

Gjatë udhëtimit të tij, Li pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Vizita, e para e Lee në Kinë që nga marrja e detyrës në qershor, filloi disa orë pasi Koreja e Veriut nisi raketa balistike pas sulmit amerikan ndaj Venezuelës, gjë që rriti tensionet globale.

Share This Article