Sulmet ruse mbi Odesa, plagosen 3 persona. Zelensky: Nuk do të lë asnjë krim pa përgjigje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka sulmuar dronë dhe raketa qytetin e Ukrainës, Odesa. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve.

Guvernatori i rajonit në Detin e Zi bëri me dije se goditja e raketave, solli për shpërthimin e zjarreve në disa ndërtesa. “Dritaret në ndërtesa u shpërthyen nga vala e goditjes”, tha Oleh Kiper.

Sakaq, komanda e forcave të armatosura të Ukrainës në jug, deklaroi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan të 15 dronë dhe tetë raketa të tipit Kalibr, që Rusia lëshoi ​​në port.

Në lidhje me ngjarjen, reagoi dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi se krimet e Rusisë, nuk do të mbeten pa përgjigje.

Zelensky premtoi drejtësi pasi bombardimet ruse vranë shtatë persona të dielën në Kherson, përfshirë një foshnjë 22-ditore, dhe plagosën të paktën 22 të tjerë.

Nuk ka ditë që e keqja ruse të mos marrë përgjigjen tonë krejtësisht të drejtë. Nuk do të lë asnjë nga krimet e Rusisë pa përgjigje“, tha Zelensky.

Zyrtarët lokalë në rajonin jugor, të cilin Kievi e çliroi një pjesë të vitit të kaluar, kanë shpallur ditë zie sot (14 gusht).

Share This Article