Sulmet ruse në Ukrainë, Kievi akuza Moskës: Po bombardojnë qëllimisht zonat e populluara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka akuzuar Rusinë për bombardimin e “qëllimshëm” të “zonave të populluara”, pas një sulmi të ri masiv mëngjesin e sotëm që kishte në shënjestër në mënyrë specifike kryeqytetin e vendit, Kievin.

“Shteti i Terrorit, Rusia po synon qëllimisht infrastrukturën kritike dhe zonat e populluara, duke dëshmuar se nuk do ta ndalë agresionin e saj,” ka shkruar Umerov në një postim në platformën X.

Kujtojmë se nga bombardimet ruse kanë humbur jetën 4 persona, si dhe kanë mbetur të plagosur 92 të tjerë.

Share This Article