Sulmi i policisë me gaz te xhamia e Namazgjasë, KMSH: Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e besimtarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku u hodhën molotovë dhe u përdor gaz lotsjellës.

Ngjarja ndodhi ndërkohë që besimtarët po falnin namazin e Teravive. Në një deklaratë zyrtare, Komuniteti Mysliman shpreh indinjatën për lëndimin e besimtarëve të pafajshëm dhe e cilëson këtë akt të pajustifikuar.

“Kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë,” thuhet në reagim.

Reagimi i KMSH-së

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër. 

Share This Article