Sulmi i Rusisë/ Ushtari i paarmatosur u del përpara automjeteve ruse, tenton t’i pengojë të futen në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që prej ditës së djeshme, ushtria ruse po vijon një ofensivë në Ukrainë duke sulmuar nga të gjitha drejtimet. Për të hyrë në territorin ukrainas, Rusia po shfrytëzon edhe Bjellorusinë.

Një gazetare nga Minsku, Hanna Liubakova ka publikuar në profilin e saj në Tëitter, një video ku shfaqet një ushtar ukrainas i cili tenton të ndalojë autokolonën e automjeteve ushtarake ruse të cilët avancojnë në vendin e tij.

Siç shihet edhe nga pamjet, ushtari i paarmatosur u del përpara automjeteve ruse dhe tenton t’i ndalojë.

Sigurisht kjo nuk e ka penguar ushtrinë ruse që të hyjë në territor. Nga videoja e publikuar, shihet se ata e anashkalojnë ushtarin ukrainas, dhe nuk hapin zjarr mbi të.

Share This Article