Sulmi kibernetik në Ministrinë e Financave, Policia jep detaje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Financave dyshohet se ka pasur një sulm kibernetik, konkretisht në Departamentin e Tatimeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, tha Borovci.

Share This Article