Sulmi me mbi 130 të vrarë në Afrikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një masakër në verilindje të Burkina Fasos,  në të cilën këtë muaj u vranë mbi 130 persona, është kryer kryesisht nga fëmijët e moshës 12 deri 14-vjeçare, thanë Kombet e Bashkuara dhe qeveria e këtij shteti afrikan.

Sulmuesit e armatosur u futën në fshatin Solhan në mbrëmjen e 4 qershorit, hapën zjarr ndaj banorëve dhe i dogjën shtëpitë. Ky ishte sulmi më i rëndë në vitet e fundit që u krye nga militantët e lidhur me ISIS-in dhe Al Qaeda-n.

Zëdhënësi i qeverisë, Ousseni Tamboura, tha se shumica e sulmuesve ishin fëmijë. Kjo deklaratë i nxiti Kombet e Bashkuara që ta dënojnë përfshirjen e fëmijëve në grupe të armatosura, shkruan Independent.

“Ne e dënojmë fuqishëm rekrutimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga grupet e armatosura joshtetërore. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të tyre themelore”, thuhet në deklaratën e agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Pavarësisht ndërhyrjeve nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe forcat e armatosura ndërkombëtare, sulmet e militantëve ekstremistë po vazhdojnë të papenguara në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore, duke përfshirë edhe shtete si Nigeri e Mali.

Share This Article