Kryedemokrati Sali Berisha e ka justifikuar sulmin me molotov ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha si informacion të gabuar.
Pas përfundimit të protestës, Berisha tha se ishin policë të maskuar si protestues ata që dhanë informacionin keqdashës dhe të gabuar se në atë vilë jeton Edi Rama, dhe protestuesit nuk u përmbajtën.
“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.
Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta.
Për sqarim. Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore”, tha Berisha.


