Sulmi me shpatë në metronë e Londrës, humb jetën një 13 vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të Londrës të martën në mëngjes. 36-vjeçari dyshohet se ka sulmuar një turmë me shpatë, duke plagosur pesë persona.

Mes tyre ishte edhe një djalë 13-vjeçar, i cili u dërgua në spital, por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra.  Gjithashtu, dy punonjës policie janë shtruar në spital me lëndime të rënda, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por jeta e tyre është jashtë rrezikut.

Autori 36-vjeçar u arrestua pas sulmit, pasi ai u pa duke ecur në rrugë me ​​shpatë, sipas njoftimeve të policisë.

Share This Article