Sulmi me tre të vdekur dhe 8 të plagosur në Gjermani/ Kush është 26-vjeçari, autori kryesor i dyshuar i masakrës, kishte bërë kërkesë për azil

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS mori përgjegjësinë për vrasjet në Solingen.

Në një informim në rrjetin Telegram, IS shkroi se një “ushtar” i tyre kreu një sulm ndaj të krishterëve në Solingen. Ky sulm është “hakmarrje për myslimanët në Palestinë e kudo”. Nuk ka prova që IS qëndron pas sulmit dhe për lidhje mes të arrestuarit, të dyshuar për vrasjet në Solingen.

Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali, Herbert Reul tha dje, se atentatori i dyshuar iu dorëzua njësisë policore.

Kemi të dyshuarin, që e kërkuam gjatë gjithë ditës, tha Reul në orët e vona të mbrëmjes, sipas Spiegel. Ky person është “në shkallën më të lartë” i dyshuar, tha Reul. Personi i dyshuar për atentatin është siriani Isa H. Veshja e personit të kapur të dyshuar ishte e pistë dhe me gjak.  Policia kishte kryer hetime në një strehimore azili gjatë dits.

Sipas Spiegel, Isa H. është 26 vjeç, mysliman sunit, ai ka ardhur në Gjermani në dhjetor 2022 dhe ka bërë kërkesë për azil. Një vit më vonë ai ka marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Gjatë së shtunës mediat gjermane njoftuan edhe për arrestimin një 15 vjeçari me lidhje me sulmin. Sipas informacioneve të Spiegel bëhej fjalë për një person nga Kirgistani që jetonte në një strehimore azili. Me gjasa ai ka biseduar me dikë tjetër në festime në Solingen që shihet si personi i dyshuar për sulmin me thikë ku u vranë 3 persona. Kryeprokuroti gjerman, Markus Caspers tha në një konferencë shtypi, se “sipas dëshmive të mbledhura një person deri tani i panjohur, pak para sulmit ka biseduar me djalin e ri, për aktin që e edhe u krye më vonë.

Autoritetet gjermane flasin se dyshimi është për një akt të motivuar terrorist, tha kryeprokurori gjerman, Markus Caspers.

Share This Article