Një autobus me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonin drejt Bashkimit Evropian është sulmuar mbrëmë në Serbi.
Këtë e ka konfirmuar ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Ai përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga Serbia të ndalë sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të krijojë siguri për ta.
“Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkimin Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të garantojë siguri për udhëtarët tanë dhe lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ai duke shtuar se kërkon hetim dhe siguri për qytetarët.
Pacolli ka thënë se sulmet e koordinuara kundër qytetarëve të Kosovës duhet të ndalen, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë si lehtësues i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.