Sulmi ndaj Berishës, Gjykata e Tiranës jep vendimin për Gert Shehun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Gert Shehun për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shehu goditi liderin e Partisë Demokratike gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, kur po zhvillohej edhe Samiti i liderëve të BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor.

31-vjeçari Gert Shehu u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Shehu sipas mjekut të tij kurues, psikiatrit Sadik Lala, ka vite që trajtohet për probleme mendore, ndërkohë që për liderin e PD-së Berisha ai është një informator i policisë kriminale.

Share This Article