Sulmi ndaj presidentit Duque, Kolumbia ofron shpërblim për atë që jep informacione

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kolumbia ka ofruar shpërblim në vlerë prej 796,000 dollarë për atë që jep informacione lidhur me sulmin me armë të së premtes ndaj helikopterit ku ndodhej presidenti, Iván Duque.

Presidenti i Kolumbisë, Duque, ndodhej afër aeroportit të Cucutas, pranë kufirit me Venezuelën, kur aeroplani me të cilin po fluturonte ishte sulmuar me armë zjarri, të premten.

Fotografitë e realizuara më pas tregojnë vrimat e armës në rotor dhe në bisht të helikopterit.

Asnjë person nuk ka pësuar lëndime nga ndërkohë që Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë dënuar sulmin.

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Diego Molano, i cili ndodhej në bord të helikopterit në momentin e sulmit, ka ofruar shpërblimin për atë që jep informacione rreth aktit.

Policia më vonë ka deklaruar se ka gjetur dy armë zjarri në vendin ku ka ndodhur sulmi, e të cilat dyshohet se janë përdorur për këtë qëllim.

Share This Article