Sulmi ndaj “Top Channel”, Meço: Rrethojeni Shqipërinë me shirita të verdhë nga Hasi në Konispol!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sonila Meço ka reaguar e revoltuar pas sulmit me armë në “Top Channel”, ku u vra roja 60-vjeçar. Ajo thotë se Shqipëria duhet të rrethohet me shirita të verdhë, nga Hasi në Konispol.

Postimi i Meços

“Pal Kola është 60-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së “Top Channel”.

Ai punonte roje në këtë televizion, dhe në momentin që autorët kanë shtënë me breshëri AK-47, i ndjeri ka qenë duke u ngrohur me ngrohëse brenda kabinës së tij.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari priste të dilte në pension teksa ishte i lumtur që kishte gjetur një punë me të ardhura minimale.”

I ka të gjitha ky tekst kronike nga lajmet e mëngjesit, mjaftueshëm t’ja bëjë copë zemrën edhe më të pandjeshmit.

Si erdhëm deri këtu, në vrasjen e një të pafajshmi me “bukë në gojë”, në derë të një televizioni kombëtar, pjesë e rëndësishme e historisë mediatike shqiptare me breshëri kallashnikovi, zbrazur me urrejtje e mllef pa pyetur nëse plumbat preknin fasada xhami, shtylla hekuri a trup njeriu në punë të vet?

Në një vend pa konflikte etnike, fetare, racore, pa kërcënim territori, jo në luftë, sovran: Shqipëria, kjo skenë masive krimi.

Rrethojeni me shiririta të verdhë nga Hasi në Konispol!

Vrasësi dhe viktima janë skenari i përsëritur i “filmit”: “Kokat hëngshin!”.

https://www.facebook.com/sonilamecoA/posts/10223512764674823
Share This Article