Një bombardue strategjik “B-52” është duke patrulluar në qiejt e Polonisë, shumë pranë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, ndërkohë që forcat e Putinit kanë sulmuar Kievin dhe mjaft qytetet të tjera.
Sipas “FlightRadar”, bombarduesi është ngritur disa orë më parë nga baza amerikane në jug të Anglisë dhe kaloi në Poloni përmes hapësirës ajrore gjermane.
Tensioni është i lartë në rajon pasi fill pas urdhrit për pushtimin e Ukrainës, Putini kërcënoi edhe Perëndimin duke i thënë që të rrinte jashtë këtij konflikti.
Deri më tani situata është e paqartë në terren. Mediat ndërkombëtare raportojnë për viktima të shumta në radhët e civilëve prej sulmeve ruse në Kharkiv, ndërkohë autoritetet ukrainase bëjnë me dije se rusët kanë marrë një qytezë pranë Keivit përmes sulmeve me helikopter.