• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Sulmi në Banjskë, ministrja e Jashtme e Kosovës: Hetimet duhet të kishin përfunduar, presim që BE të reagojë ndaj Serbisë

Sulmi në Banjskë, ministrja e Jashtme e Kosovës: Hetimet duhet të kishin përfunduar, presim që BE të reagojë ndaj Serbisë

by albnews
2 November, 2023
in Kosova
0
3
VIEWS

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla thotë se është në pritje që Bashkimi Europian të ketë një qëndrim mbi atë që ka ndodhur në Banjskë në sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë nga forcat serbe, efektivi Afrim Bunjaku.

‘Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më  24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar  me Serbinë është dobësuar shumë.’- tha Gërvalla.

Sa i takon draftit të pranuar për asociacionin, zëvendës kryeministrja e Kosovës tha se ata kanë në duar një propozim të ri, një dokument të ri të BE-së që në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarat.

Intervistë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashmte të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz për pritmëritë e Kosovës, me rastin e konferencës së Evropës që u zhvillua të enjten, më 2 nëntor 2023 në Berlin.

DW: Ministrja gjermane e punëve te Jashtme, Annalena Baerbock, ftoi në Berlin, më 2 nëntor, përfaqësues të vendeve të ndryshme të BE-së dhe vendeve kandidate dhe aderuese për të biseduar për të ardhmen e BE-së. Cilat janë pritmëritë e Kosovës?

Gërvalla Schwarz: Është mirë që Gjermania ka ftuar të bisedojmë për Bashkimin Evropian së bashku me shtetet të cilat e aspirojnë Bashkimin Evropian. Është po ashtu me rëndësi që të mos harrojmë prioritetet kryesore me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet në Evropë, në kohërat kur lufta është rikthyer në Evropë. Në kohërat kur lufta rrezikohet të shpërndahet edhe më tej në kontinentin tonë, nevojitet një gjuhë e qartë, një strategji e qartë e Bashkimit Evropian dhe në radhë të parë edhe e shteteve të mëdha dhe të fuqishme si Gjermania.

DW: Çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian për të zgjidhur ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë?

Gërvalla-Schwarz: Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më  24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur  që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar  me Serbinë është dobësuar shumë.

DW: Ju edhe më parë keni bërë thirrje në adresë të BE-së, por ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin. Çfarë prisni të ndodhë konkretisht?

Gërvalla-Schwarz: Ne vetëm mund t’i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona.  Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në paraqitjen e dëshmive rreth  aktit të agresionit  që është kryer, po ashtu që të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet. Kjo është ajo çka mund të bëjmë ne, tjetra ka të bëjë me Bashkimin Evropian, dhe unë nuk besoj që Bashkimi Evropian dëshiron dhe kjo konferencë është një mundësi e mirë,   nuk besoj që  BE të  mos humbasë më shumë nga kredibiliteti edhe ashtu shumë i shpenzuar në rajonin tonë. 

DW: A e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin…

Gërvalla-Schwarz: Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit  2013,  është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur  si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarët. Por këto janë  të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar.

DW: Kancelari gjerman Olaf Scholz tha që ju e keni pranuar propozimin për Asociacionin.

Gërvalla-Schwarz: Po të lexoni me kujdes deklaratën e kryeministrit pas takimit në Bruksel, atëherë do ta dini që kryeministri ka bërë një deklaratë të hapur dhe të sinqertë për nënshkrim të tri dokumenteve. Po atë ditë Serbia e ka refuzuar atë ofertë të kryeministrit tonë përmes Bashkimit Evropian, prandaj një gjë e tillë tani është shtyrë për në të ardhmen, dhe se si do të ndodhë në të ardhmen, dhe a do të ndodhë në të ardhmen, mbeten të gjitha pyetje të hapura./

Previous Post

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës! Akuzohet për korrupsion…

Next Post

Izraeli kërkon nga Gjermania dhe vendet e tjera të Europës anije spitalore për të ndihmuar palestinezët e plagosur

albnews

albnews

Related Posts

Barduani kërkon qeverinë e re, Osmani pas takimit me kreun e KFOR: Serbia do destabilitet
Kosova

Barduani kërkon qeverinë e re, Osmani pas takimit me kreun e KFOR: Serbia do destabilitet

20 May, 2025
Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ndërrojnë jetë një grua dhe një vajzë e mitur
Kosova

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ndërrojnë jetë një grua dhe një vajzë e mitur

20 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Next Post
Izraeli kërkon nga Gjermania dhe vendet e tjera të Europës anije spitalore për të ndihmuar palestinezët e plagosur

Izraeli kërkon nga Gjermania dhe vendet e tjera të Europës anije spitalore për të ndihmuar palestinezët e plagosur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRI/ Qëllohet pas shpine, vritet i riu në Durrës

EMRI/ Qëllohet pas shpine, vritet i riu në Durrës

20 May, 2025
Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? – Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024

Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? – Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024

20 May, 2025
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4718 shares
    Share 1887 Tweet 1180
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM