Sulmi në spitalin në Gaza, Presidenti i KE: Nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka dënuar sulmin në një spital në Gaza, ku kanë humbur jetën të paktën 500 persona. Në një reagim, Michel u shpreh se sulmi “nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Komentin Michel e bëri në një konferencë për shtyp në fund të samitit të jashtëzakonshëm për luftën në Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve palestinezë, sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa në spital ishin strehuar 4 mijë persona.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka deklaruar se po heton origjinën e shpërthimit, duke theksuar se spitali nuk ishte një objektiv i tyre./ TGCOM

Share This Article