Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë samitit në Garanda të Spanjës.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X” Osmani shkruan se ka komunikuar me Von der Leyen mbi ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës, dhe se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e Komisionit Evropian.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, shkroi Osmani.
https://x.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1710370945800511752?s=20
Liderët e Bashkimit Evropian janë takuar këtë të premte në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun evropian, mbi migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.
47 liderë janë ftuar në takim, duke përfshirë liderë nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Britania e Madhe, Zvicra dhe Ukraina.
Ky do të jetë takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, i cili u iniciua në tetor 2022 në kryeqytetin çek Pragë me qëllim të nxitjes së dialogut midis vendeve evropiane dhe për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.