ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 2 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 2 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 2 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 2 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Sulmi nga Izraeli, kryeministri i Katarit: Jo standarde të dyfishta

albnews by albnews
15 September, 2025
in Bota
0
Sulmi nga Izraeli, kryeministri i Katarit: Jo standarde të dyfishta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Katarit i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të heqë dorë nga “standardet e dyfishta” dhe ta dënojë Izraelin për të gjitha krimet që ka bërë. Në Katar zhvillohet një takim urgjent i thirrur si përgjigje të sulmit të paprecedentë izraelit ndaj anëtarëve të Hamasit në Doha.

Sulmi vdekjeprurës, i kryer nga një aleat i SHBA-së në territorin e një aleati tjetër, shkaktoi një valë kritikash, ndër to edhe një qortim nga Presidenti Donald Trump në adresë të Izraelit. Ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio, tha para gazetarëve se presidenti nuk ishte “i kënaqur” me këtë sulm, por këmbënguli se sulmi nuk do të “ndryshojë natyrën e marrëdhënies sonë me izraelitët”.

RelatedPosts

Tronditëse në SHBA, trupat e një gruaje dhe dy fëmijëve të vegjël gjenden pa jetë në liqenin Michigan

Belgjika në gjurmët e Trump, do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Uniteti i vendeve arabe dhe islamike

Mbledhja e jashtëzakonshme e udhëheqësve arabë dhe atyre të vendeve islamike do të shërbejë si një shfaqje e theksuar e unitetit midis vendeve të Gjirit Persik dhe do të kërkojë të ushtrohet më shumë presion mbi Izraelin, i cili tashmë po përballet me thirrje në rritje për t’i dhënë fund luftës dhe krizës humanitare në Gazë.

“Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta dhe ta ndëshkojë Izraelin për të gjitha krimet që ka kryer”, tha kryeministri i Katarit, Sheikh Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, në takimin përgatitor për mbledhjen e jashtëzakonshme, duke shtuar se “lufta shfarosëse” e Izraelit në Gazë nuk do të ketë sukses. “Ajo që po e inkurajon Izraelin të vazhdojë… është heshtja, pamundësia e bashkësisë ndërkombëtare për ta konsideruar atë përgjegjës.”

Jo më vetëm një çështje Izrael-Palestinë

Ndër udhëheqësit që priten në samitin e së hënës janë Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, kryeministri irakian Mohamed Shia al-Sudani dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka arritur në Doha të dielën.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha për Al Xhazirën se çështja e sjelljes së Izraelit “nuk është më vetëm një çështje Palestinë-Izrael”. “Problemi më i madh tani është ekspansionizmi izraelit në rajon”, tha ai. “Vendet arabe dhe islamike duhet të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem të krijuar së fundmi”.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Maxhed al-Ansari, takimi i së hënës do të shqyrtojë “një projekt-rezolutë mbi sulmin izraelit ndaj Shtetit të Katarit”. DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result