Sulmi spektakolar nga “Predatorët e qiellit”, si e rrëzoi Ukraina helikopterin rus me një dron kamikaz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ukrainase rrëzuan ditën e djeshme një helikopter transporti rus Mi-8 duke përdorur një dron kamikaz. Ky është vetëm rasti i dytë i konfirmuar i një droni FPV që ka rrëzuar me sukses një helikopter që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Sipas portalit Militarnyi, sulmi u krye nga grupi i betejës “Sky Predators”. Droni i tyre Shrike-10 FPV, i pajisur me një kokë rakete PG-7M, goditi helikopterin në mes të fluturimit.

Dronët FPV, të kontrolluar në kohë reale nga operatorët nëpërmjet kamerave, janë bërë një nga armët më efektive gjatë konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, rrëzimi i avionëve në ajër është jashtëzakonisht i rrallë sepse kërkon precizion kundër objektivave të shpejtë dhe të paparashikueshëm.

Share This Article