Sulmi terrorist me 32 viktima në Bruksel, gjykata shpall fajtorë të akuzuarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në Bruksel shpalli fajtorë gjashtë persona për vrasje me karakter terrorist, më shumë se shtatë vjet pas sulmeve vetëvrasëse me bomba, ku humbën jetën 32 persona në aeroportin e qytetit, si dhe në një stacion metroje në mars të 2016.

Pas një gjyqi të gjatë dhe 19 ditësh diskutime të jurisë, gjykata në Bruksel dha vendimin e saj. Disa nga të akuzuarit në gjyq ishin dënuar tashmë për pjesëmarrje në sulmet terroriste edhe në Paris disa muaj më pare se të arrestoheshin në Belgjikë.

Salah Abdeslam u arrestua disa ditë para shpërthimeve të bombave në Bruksel. Ai u shpall fajtor në Francë vitin e kaluar për sulmet me bomba dhe me armë në Paris në 2015, në të cilat humbën jetën 130 qytetarë.

Gjyqi në Belgjikë, i cili filloi dhjetorin e vitit të kaluar, e ka dënuar atë për vrasje dhe tentativë vrasje edhe në Bruksel.

Një tjetër person nga ata që tani janë shpallur fajtorë për të dy shpërthimet është Mohamed Abrini, i cili u identifikua në CCTV duke ikur nga aeroporti Zaventem kur eksplozivi i tij nuk shpërtheu.

Ai u bë i njohur si “burri me kapele” dhe ishte në mesin e një numri të dyshuarish të arrestuar në Bruksel disa javë më vonë. BBC

Share This Article